Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka reaguar së fundmi pas hyrjes në fuqi të Ligjit për pagën minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.
Bajrami ka shkruar se Qeveria e Kosovës ka rritur çmimin e energjisë elektrike mbi 100 për qind dhe tatimin në pronë mbi 100 për qind.
Deputetja theksoi se çmimet e secilit produkt janë rritur rreth 50 për qind.
“Qeveria Kurti” Rryma mbi 100%, Tatimi në pronë rreth 100%, Çmimet rreth 50%, Pagat 1.5% (450 euro pagë)”, ka shkruar Bajrami.
Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar për hyrjen në fuqi të Ligjit Nr. 08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.
Me hyrjen në fuqi të këtij ligji ndryshohen edhe shkallët tatimore për të ardhurat personale. /Telegrafi/