Site icon Telegrafi

Baena denoncon Valverden në policinë spanjolle

Villareali ka dalë me komunikatë zyrtare rreth incidentit që përfshinë lojtarin e tyre Alex Baena dhe Federico Valverden e realMadridin.

Në duelin e të shtunës mbrëma, dy lojtarët kishin jë përplasje në fushë, gjersa uruguaiani dyshohet se e ka goditur me grusht lojtarin e Nëndetësës së Verdhë,

Në lidhje me këtë situatë, Villareali ka bërë të ditur se lojtari e ka dërguar rastin në organet e rendit.

Lexo po ashtu Përjashtim, hetim nga policia, gjobë: Çfarë pritet t'i ndodhë Valverdes për rastin me Baenan

“Futbollisti i Villarreal CF, Alex Baena ka pësuar një sulm mbrëmë teksa po shkonte në autobusin e ekipit pas ndeshjes së luajtur kundër Real Madrid në stadiumin Santiago Bernabeu”, thuhet fillimisht në deklaratën e tyre zyrtare.

“Përballë kësaj situate, lojtari ka vendosur të bëjë denoncimin përkatës ndaj agresorit pranë Policisë Kombëtare”.

Lexo po ashtu Baena mohon të jetë tallur me Valverden për humbjen e fëmijës së tij

“Edhe një herë, Villarreal CF tregon refuzimin e tij ndaj çdo akti dhune dhe beson fort në versionin e lojtarit të tij, të cilin do ta mbështesë gjatë gjithë këtij procesi”, thuhet më tej në komunikatën e Villarealit.

Nëse Valverde shpallet fajtor, atëherë do të arrestohet dhe mund të përjashtohet nga Spanja. /Telegrafi/

Exit mobile version