Back Market, një kompani startup që shet teknologji të rinovuar si iPhone dhe konsolat e lojërave, ka mbledhur 510 milionë dollarë fonde të reja.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kompania me bazë në Paris, e cila u themelua në vitin 2014, operon një treg në internet për artikujt elektronikë të rinovuar në të gjithë Evropën Perëndimore dhe SHBA.
Vetë Back Market vlerëson se tregu për elektronikën e rinovuar është 80 miliardë dollarë në vit.
“Biznesi po lulëzon sepse konsumatorët po miratojnë propozimin e vlerës së Back Market”, ka thënë Thibaud Hug de Larauze, CEO dhe bashkëthemelues i Back Market.
Kompania ka 650 punonjës globalisht, duke përfshirë 50 në New York City, dhe planifikon të punësojë 350 njerëz deri në fund të vitit.
Back Market pretendon se ka 6 milionë klientë në 16 vende dhe gjithashtu do të përdorë fondet për të vazhduar investimet e tij në tregjet ekzistuese si SHBA, Britani e Madhe dhe Japoni, së bashku me Gjermaninë ku startup-i do të investojë 60 milionë euro (68 milionë dollarë).
Back Market po shkon drejt një prirje të ripërdorimit të pajisjeve në vend të blerjes së produkteve të reja. /Telegrafi/