Site icon Telegrafi

BAC Mono tërësisht i ri, është më i shpejtë dhe i lehtë se kurrë më parë

Kjo makinë me vetëm një ulëse, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e zë për 2.7 sekonda

Modeli BAC Mobo i lansuar në vitin 2011, ka mbetur i njëjti edhe pse me kalimin e viteve është përditësuar në masë të madhe, transmeton Telegrafi.

Por, deri më tani, BAC nuk ka lansuar ndonjë version tërësisht të ri të kësaj makine, që e ka vetëm një ulëse.

Tani është shfaqur kjo makinë e re, që në dukje është e njëjtë me të vjetrën, por ndryshimet janë në brendi dhe si kurrë më parë, është më e shpejtë dhe e lehtë.

Në pjesën e përparme i janë ndryshuar disa linja për t’i rritur aerodinamikën, deri lartësia i është reduktuar për 0.78 inç, ndërsa ka humbur edhe 0.98 inç në pjesën e pasme.

Autodesk ia ka ndërtuar pjesën e jashtme me një teknikë të re, që ia ka humbu 35 për qind të peshës në krahasim me modelin aktual. Nga 570 kilogramë që kishte, Mono i ri i ka dhjetë kilogramë më pak.

Derisa, i ashtuquajturi “dizajni gjenerues”, i mundëson që qendra e rëndesës të jetë në mes të makinës, derisa struktura e paneleve të jetë shumë e fuqishme, në mënyrë që të mos shkëputen.

Rënia në peshë si dhe motori me 2.3 litra që prodhon 332 kuaj fuqi, i mundësojnë që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë të zë për 2.7 sekonda, që është më e shpejtë se Porsche 911 GT3 RS. Shpejtësia maksimale e BAC Mono, arrin deri në 270 kilometra në orë. /Telegrafi/

Exit mobile version