Dashuria prindërore nuk ndalet kur fëmijët rriten. Megjithëse ndoshta nuk mbështeten më në prindërit si dikur, ka momente kur ata kanë nevojë për mbështetje shtesë, dhe atëherë prindërit instinktivisht e dinë se çfarë duhet të bëjnë.
Kështu, një baba, Coy Collins, e ndjeu se vajza e tij kishte nevojë për diçka më shumë se një bisedë telefonike. Pa menduar, ai u ul në makinë dhe udhëtoi për gjashtë orë për ta befasuar.
Videoja e këtij takimi emocional tregon momentin kur vajza hyn në apartament, pa e ditur se babai është tashmë aty.
Ndërsa flet me personin që po filmon, Coy e pret me durim në kuzhinë. Kur ajo e sheh, reagimi i saj thotë gjithçka – befasia shndërrohet në lot, duke shkuar ngadalë drejt tij.
Pa thënë asnjë fjalë, ai hap krahët, dhe ajo pa hezitim shkon në përqafim. Ata qëndrojnë gjatë në atë moment emocional, ndërsa ajo fshin lotët.
Kjo video u bë shpejt virale, duke mbledhur më shumë se dhjetë milionë shikime dhe 1.3 milion pëlqime në TikTok.
Përdoruesit e rrjeteve sociale nuk i fshehën emocionet në komentet e tyre, duke lavdëruar gjestin e Coy dhe duke theksuar sa e çmuar është të kesh një prind që e di kur është më e nevojshme pranisë së tij. /Telegrafi/
@coyrcollinsWhen you get off the phone with your daughter and can tell she’s missing home, a father will do anything to bring home to her!♬ Backseat Driver – Kane Brown