Site icon Telegrafi

Babai në Vushtrri gjen të vdekur foshnjën, trupi i pajetë dërgohet për obduksion

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se fëmija e tij, foshnje në mëngjes është vërejtur se është pa shenja jete.

Rasti ka ndodhur në Vushtrri, më 19.01.2023, 05:45.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se fëmija i tij- foshnje në mëngjes është vërejtur se është pa shenja jete”, thuhet në raport.

Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/

Exit mobile version