Site icon Telegrafi

Azeti shemb kryeqytetin, performancë historike në Zone

Superyll shqiptar, me famë mbarë evropiane, Azet, performoi për herë të parë në Prishtinë, në Zone Club. 

Reperi i cili theu të gjitha rekordet në top listat në Gjermani, Zvicër dhe Austri, theu rekord edhe në Prishtinë.

Mijëra adhurues si asnjëherë më parë u mblodhën për reperin, duke qenë i gjithë klubi i stërmbushur, madje edhe terraca ishte totalisht e stërmbushur.

Besohet se shumë adhurues kanë mbetur jashtë ambienteve të klubit për shkak të tejkalimit të të gjitha kapaciteteve.

Azet performoi hitet e tij më të mëdha si “Uberlebt” dhe “Patte Fliest”, ku u ndihmua nga publiku.

Ishte shoku i tij i ngushtë dhe anëtari i grupit KMN, Zuna, ai që ju bashkua në skenë me performancë befasuese.

Azet vazhdon turneun kosovar, kurse Butrint Imeri sonte vazhdon performancat LIVE në Zone. /Telegrafi/ 

Exit mobile version