Site icon Telegrafi

Avril Lavigne fejohet me këngëtarin Mod Sun në Paris

Avril Lavigne është fejuar me partnerin e saj, Mod Sun më 27 mars në Paris, njoftoi çifti të enjten (7 mars) në një postim në Instagram.

“Ishte propozimi më i përsosur, romantik që mund të kërkoja ndonjëherë. Ne ishim në Paris me një varkë në lumin Seine. Kishim një violinist, shampanjë dhe trëndafila. Ndihej sikur koha ndaloi dhe ishin vetëm të dy prej nesh në këtë moment”, ka thënë Lavigne, 37 vjeç.

Mod, 35 vjeç, i propozoi me një unazë të dizajnuar me porosi, në formë zemre, të vendosur në një ambient mbretëror me zemra të vogla nga XIV Karats nga Beverly Hills.

Foto: Avril Lavigne/Instagram

“Në të janë fjalët ‘përshëndetje ikonë’ të gdhendura, të cilat ishin fjalët e para që ai më tha ndonjëherë. Dhe brenda ka Mod + Avril. Ai e dinte që në fillim që unë doja një diamant në formë zemre, sepse ditën që u takuam, ne kishim unaza të ngjashme në formë zemre. Ne i kemi mbajtur ato çdo ditë që atëherë, kështu që është e vetmja gjë që është e përshtatshme të kemi një unazë fejese në formë zemre. . E dua aq shumë”, tha tutje ajo.

Ndërsa Lavigne thotë se propozimi “ishte një surprizë totale”, ajo e kuptoi menjëherë pasi u takuan se ai ishte i personi i duhur për të, shkruan People.

“E dija se kishim një lidhje shumë të fortë të pandalshme që në javën e parë të punës së bashku në studio”, thotë Lavigne, e cila u takua me Mod ndërsa punonte për albumin e saj të fundit, “Love Sux”.

Foto: Avril Lavigne/Instagram

“Ai ma bënte çdo ditë më të mirë. Ishte sikur ta kisha njohur përgjithmonë. Me kalimin e kohës, gjërat vazhduan të përmirësoheshin dhe ndihej tepër e natyrshme”, tha tutje ylli i muzikës.

Këngëtarja e nominuar për “Grammy” fillimisht ndezi thashethemet për lidhje me Mod Sun në shkurt 2021 dhe ata bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq si çift në “MTV Video Music Awards” në shtator.

Lavigne u shfaq në këngën e Mod 2021 “Flames”, dhe ai shkroi dhe bashkë-prodhoi disa këngë në albumin e saj më të fundit “Love Sux”, i cili u lansua në shkurt.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Avril Lavigne

Dyshja së fundmi ndanë një puthje në tapetin e kuq në ceremoninë e 64-të të ndarjes së çmimeve “Grammy”.

Kjo do të jetë martesa e tretë për Lavigne, e cila u nda nga Chad Kroeger në vitin 2015 pas dy vitesh martesë. Ajo ishte gjithashtu e martuar me frontmenin e “Sum 41”, Deryck Whibley nga 2006 deri në 2009. /Telegrafi/

 

Exit mobile version