Telegrafi

Avokati Smakiqi: Deklaratat e Kocit për rastin e Hajrizit janë spekulime

Avokati Xhevdet Smakiqi, thotë se deklaratat e kolegut të tij Arianit Koci janë supozime dhe jo deklarata profesionale.

Smakiqi tha se Koci është kontradiktor.

“Arianit Koci të gjitha i ka supozime, ai ka qenë në Serbi, vullneti i tij ka qenë shumë i madh si person, mirëpo ai nuk ka biseduar zyrtarisht me askënd. Ai është sill është sorollat ka qëndrua dy, tri natë dhe është kthyer. Ai vazhdimisht në emisione ka deklaruar se ‘më ka thënë, i kam thënë’. Është një gjuhë tepër jo profesionale. Ai s’ka komunikuar me askënd. Ai është kontradiktor. Në njërën anë thotë se Serbia nuk do të bashkëpunojë, në tjetrën anë thotë kam komunikuar”, tha ai Smakiqi në tëvë1.

Avokati tha se ende nuk dihet se kush ia kërkoi Kocit strishon e nënës dhe ku do ta dërgojë atë.

“Në qoftë se ka komunikuar zyrtarisht me organet e Serbisë dhe i kanë kërkuar strishon, ai duhet që atë dokument me ia kallxu edhe Ministrisë së Punëve të Jashtme. Me pa se ai person dhe kjo ngjarje është shtetërore, nuk është private. Ai po thotë se e ka marrë. Nuk e di se kush ia ka kërkuar, nuk e di se ku do ta çojë. Në një situatë të tillë është dashur të njoftohet edhe shteti. Krejt kjo është spekulim. Më së keqi më vjen prej familjes Hajrizi, po solidarizohem me Hajrizin se ka qenë shtetas i yni. Ka ikë prej shteti tonë. Ne nuk jemi të sigurt që ai trup është i Faton Hajrizit”, tha ai./teve1.info/