Site icon Telegrafi

Avokati Besnik Berisha ndalohet për 48 orë

Avokati Besnik Berisha gjendet nën masën e ndalimit prej 48 orëve, pasi i njëjti dyshohet për tri vepra penale bashkë me tre persona të tjerë N.Xh., I.S., dhe R.C.

Lajmin për Telegrafin ka konfirmuar avokati i Berishës, Naim Rudari.

“Po, mund të konfirmoj se është ndaluar për 48 orë, por s’mund të japë informacione të tjera”, ka thënë Rudari.

Lexo po ashtu Besnik Berisha në mesin e të arrestuarve në aksionin e Policisë dhe Prokurorisë në Ferizaj

Berisha dhe tre të tjerët janë arrestuar gjatë një aksioni të zhvilluar nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Ata dyshohen për veprat penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” , “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare “ dhe “Ushtrimi i ndikimit”.

Sipas njoftimit të prokurorisë, gjatë këtij aksioni, janë kontrolluar dhe bastisur shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të gjashtë personave të pandehur dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit janë arrestuar katër. /Telegrafi/

Exit mobile version