Site icon Telegrafi

Avokati akuzohet për spiunazh

Një avokat me shtetësi të dyfishtë ruso – polake është akuzuar për spiunazh në Poloni. Avokati, Stanislav SZ, akuzohet për pjesëmarrje në aktivitetet e inteligjencës kundër Republikës së Polonisë dhe për marrjen e parave në këmbim me dhënien e informacioneve brenda ushtrisë polake.

Ai ishte arrestuar në tetor të viti 2014 dhe mund të denohet me 10 vite burg.

Lajmin për të akuzuarin e kanë bërë të ditur prokurorët, të cilat nuk kanë dhënë emrin e plotë të tij, duke u bazuar në ligjet e privatësisë polake.

Stanislav kishte marrë pjesë edhe në seancat e komisioneve në parlamentin polak për sektorin e energjisë.

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Polonisë janë përkeqësuar që nga aneksimi i Krimesë nga Rusia në vitin 2014 dhe dyshimin për përfshirjen e Rusisë në konfliktin në Ukrainën Lindore.

Exit mobile version