Site icon Telegrafi

Takon Escobarin, Hoti: SHBA-të janë aleati ynë strategjik

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, në kuadër të vizitës që po zhvillon në ShBA, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Me z. Escobar biseduam për situatën aktuale në Kosovë dhe koordinimin që duhet ta kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të avancuar pozutën e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë strategjik e miqësia me ta është shenjtë dhe si të tillë duhet ta vazhdojmë përherë!”, ka shkruar deputeti Hoti në rrjetin social Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version