Site icon Telegrafi

Avdullah Hoti kërkon zgjedhje: Koalicioni Kurti-Osmani të del para qytetarëve me qëndrimet e reja të qeverisë

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka vazhduar kritikat ndaj kryeministrit Albin Kurti, por kësaj radhe kritika ka bërë edhe ndaj presidentes Vjosa Osmani.

Përmes një shënimi në Facebook thotë asnjërën nga shtatë kushtet që Kurti e Osmani janë futur në koalicion nuk janë respektuar.

“Sa i përket dialogut, koalicioni Kurti-Osmani ka hyrë në kontratë me qytetarët e Kosovës më 14 shkurt 2021 me këto kushte:

-Nuk ka Zajednicë dhe asociacion, siç thoshin “as asi, e as ksi”.

-Nuk ka dialog pa kërkim falje.

-Nuk ka dialog pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

-Rishikim/vlerësim i të gjitha marrëveshjeve të mëparshme.

-Dialog vetëm për marrëveshje finale për njohje reciproke.

-Reciprocitet me Serbinë në çdo gjë, që vendoset brenda javësh pas formimit të Qeverisë.

Të njëjtat të drejta për shqiptarët në Luginën e Preshevës sikurse për serbët në Kosovë”.

Hoti thotë se Marrëveshja e Ohrit bie në kundërshtim me të gjitha këto kushte.

Ai madje ka kërkuar ri legjitimim para qytetarëve pas zhvillimeve të reja.

“Njerëzit janë mashtruar. Duhet mandat i ri bazuar në këtë marrëveshje. Duhet të dalin edhe njëherë para qytetarëve me qëndrimet e reja të qeverisë”, ka deklaruar tutje Hoti./Telegrafi/

Exit mobile version