Sulmet me raketa dhe me dron vranë 11 persona sot në Ukrainë, ka thënë shërbimi i emergjencës së Ukrainës.
Rusia lëshoi 55 raketa, 47 prej të cilave u rrëzuan, sipas Valerii Zaluzhny, komandant i forcave të armatosura të Ukrainës.
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se sot është vrarë personi i parë në kryeqytet që nga nata e Vitit të Ri, ndërsa sistemet mbrojtëse ukrainase rrëzuan 15 raketa.
Today's explosion in #Kyiv occurred during a live broadcast of the British TV channel Sky News. pic.twitter.com/ryaEsymSsI
— NEXTA (@nexta_tv) January 26, 2023
Sulmet erdhën një ditë pasi Gjermania dhe SHBA ranë dakord të dërgonin tanke në Ukrainë, raporton skynews.
Një zëdhënës i forcave të mbrojtjes jugore të Ukrainës tha se Moska duket se po përpiqet të mposht ose shpërqendrojë mbrojtjen ajrore të Ukrainës me një kombinim të dronëve vetë-shpërthyes dhe sulmeve raketore gjatë natës.
Kherson ishte një nga objektivat, ku bombardimet vranë dy persona dhe plagosën pesë të tjerë. /Telegrafi/