Site icon Telegrafi

Automjeti i ardhshëm nga Kia kapet duke u testuar në SHBA

Një vit më parë Kia njoftoi planet për të prezantuar dy kamionë elektrikë deri në vitin 2027.

E me sa duket njëri prej tyre është kapur duke u testuar i kamufluar në Kaliforni, përcjell Telegrafi.

Meqenëse kjo është një provë, prezantimi i tij nuk ka gjasa të ndodhë deri në vitin 2026.

Ndryshe, ajo që mbetet shqetësim është se marka po i teston modelet në SHBA edhe pse ende nuk janë konfirmuar nëse do të jenë pjesë e tregjeve amerikane.

Sido që të jetë e vërteta, thuhet se Kia ka të ngjarë të prezantojë të paktën një kamion në SHBA. Ose edhe ta ndërtojë atje. /Telegrafi/

Exit mobile version