Kapiteni i AEK-ut, kroati Domagoj Vida ka shënuar autogol në ndeshjen e parë të xhiros së dytë pareliminatore të Ligës së Konferencës kundër Inter Escaldes nga Andorra.
Zhvillohej minuta e 65-të, ku mbrojtësi kroat goditi me kokë një top ku nuk kishte kundërshtarë afër, por topi u godit më shumë se sa duhet dhe kaloi Thomas Strakoshën për të përfunduar në rrjetën e AEK-ut.
Nuk ishte një tragjedi e madhe në atë moment, pasi klubi grek ishte duke fituar 4-0.
Thomas Strakosha e priti pastaj një penallti, por Inter Escaldes realizoi dy herë të tjera me Sascha Andrea edhe Martinez Viti për rezultatin përfundimtar prej 4-3.
Për fat të mirë të AEK-ut, andorasit nuk arritën të barazojnë, ndërsa ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Andorra. /Telegrafi/