Një biznesmen australian transportoi me vinç një veturë luksoze në apartamentin prej 39 milionë dollarësh në Melbourne.
Automjeti luksoz McLaren Senna GTR i pronarit Adrian Portelli që ka një vlerë prej 3 milionë dollarë duhej të ngjitej me vinç në katin e 57-të në krye të ndërtesës “Sapphire by the Gardens”.
Portelli tha për 9News se makina luksoze do jetë “vëmendja” e banesës, transmeton Telegrafi.
“Po qëndronte në fabrikë dhe nuk mund ta vozisë në rrugë”, tha ai.
“Kështu vendosa ta transportojë lart më mirë”.
“Është një vepër arti”. /Telegrafi/