Një burrë australian hodhi 12 topa të pingpongut në një mur dhe i kapi në kokën e tij të mbuluar me krem rroje në 30 sekonda për të thyer një rekord botëror Guinness.
Oscar Lynagh nga Melburni e mbuloi kokën me krem rroje për të thyer Rekordin Botëror Guinness për shumicën e topave të pingpongut të kërcyer dhe të kapur në shkumë rroje në kokë në 30 sekonda.
Rekordi të cilën ai e theu i përkiste konkurrencës individule, raporton UPI, transmeton Telegrafi.
New record: Most table tennis balls bounced and caught in shaving foam on the head in 30 seconds (individual) – 12 by Oscar Lynagh 🏓
yes, this is a real record you can try at home 🤣 pic.twitter.com/aJXJAu25fN
— Guinness World Records (@GWR) March 9, 2023
Lynagh arriti të kapte 12 topa me kokën e tij të mbuluar me shkumë në periudhën kohore prej 30 sekondash.
“Po, ky është një rekord i vërtetë që mund ta provoni në shtëpi”, shkroi Guiness World Record në faqen e saj në Twitter. /Telegrafi/