Site icon Telegrafi

Australia fiton mbështetjen e SHBA-së për industrinë e mineraleve kyçe

Australia ka fituar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për zhvillimin e industrisë së saj për mineralet kyçe pasi që dy vendet arritën marrëveshje për të koordinuar politikat dhe investimet për të mbështetur rritjen e industrisë.

Shteti australian furnizon rreth gjysmën e litiumit në botë, si dhe minerale të tjera si materialet e rralla të përdorura në bateritë për veturat elektrike dhe mbrojtjen mes një shtytjeje globale për të diversifikuar zinxhirët e furnizimit larg nga prodhuesi dominues Kina.

Marrëveshja gjithashtu do ta mbulojë edhe sektorin e energjisë së pastër, teksa vet Australia synon që të behet prodhues i madh i hidrogjenit dhe amoniakut, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.

“Klima, mineralet kyçe dhe paketa e energjisë së pastër është një marrëveshje ambicioze”, i tha parlamentit të hënën kryeministri australian Anthony Albanese.

“Kjo marrëveshje do të zgjerojë dhe diversifikojë furnizimin tonë me energji të pastër. Do të promovojë furnizimin dhe përpunimin e qëndrueshëm të mineraleve kritike dhe do të mbështesë zhvillimin e hidrogjenit të pastër, teknologjive të baterive dhe produkteve të tjera të energjisë së pastër”, shtoi tutje Albanese.

Marrëveshja hap gjithashtu rrugën që furnizuesit australianë të këtyre mineraleve dhe energjisë së rinovueshme, të trajtohen si furnizues vendas sipas Aktit të Prodhimit të Mbrojtjes së SHBA-së.

Kjo është vendosur të rrisë investimet përsëri drejt kompanive australiane, të mbështetur nga rregullore si Akti historik i SHBA-së për Reduktimin e Inflacionit i cili ka rigjallëruar zinxhirët globalë të furnizimit me energji të rinovueshme që nga gushti.

Australia do të shpallë së shpejti një strategji kombëtare për përpunimin e mineraleve kyçe, tha qeveria australiane javën e kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version