Kryeministri australian, Scott Morrison, mori vaksinën kundër coronavirusit, derisa vendi përgatitet të fillojë me inokulimet këtë javë.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, vaksinimi i tij u transmetua në televizion të dielën në mënyrë që të ndihmojë në rritjen e besimit të shpërndarjes së vaksinave në të gjithë Australinë.
Vaksinimet zyrtarisht fillojnë të hënën dhe të paktën 60 mijë doza pritet të administrohen javën e ardhshme.
Të shtunën, turma të vogla demonstruesish kundër-vaksinimit u mblodhën për të protestuar kundër nisjes së kësaj fushate.
Morrison ishte pjesë e një grupi të vogël të njerëzve që u vaksinuan të dielën, së bashku me disa punonjës shëndetësorë dhe banorë të shtëpive të kujdesit.
Vaksinimet e para në Australi do të bëhen me atë të vaksinës nga Pfizer-BioNTech, të cilës iu është dhënë miratimi për përdorim. /Telegrafi/