Në një njoftim zyrtar, Volkswagen Group ka deklaruar se brendet e tij prestigjioze si Audi, Porsche, Scout Motors, dhe Volkswagen, do të miratojnë standardin e karikimit të zhvilluar nga Tesla.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, pritet që brendet e Volkswagen Group të zbatojnë standardin e karikimit të Tesla-s në gamën e automjeteve të tyre elektrike në Amerikën e Veriut, duke filluar nga viti 2025.
Sa i përket automjeteve elektrike ekzistuese nga Audi, Porsche, dhe Volkswagen, kompanitë po punojnë në zhvillimin e adapterëve të përshtatshëm, duke lejuar përdoruesit të shfrytëzojnë rrjetin e karikimit të Tesla-s.
Kjo do të mundësojë një proces karikimi më të shpejtë dhe më të lehtë.
Deri më tani, një numër i prodhuesve të makinave e kanë miratuar këtë standard, duke përfshirë BMW, Ford, GM, Honda, Hyundai, Nissan, dhe Toyota. /Telegrafi/