Site icon Telegrafi

Ato janë dëshmi – për bukurinë nuk janë vendimtare proporcionet, por qëndrimi (Foto)

Këto femra tepër të bukura janë dëshmi se për sukses në industrinë e modës nuk janë me rëndësi proporcionet e përcaktuara rreptësisht apo të kenë shtat të hollë.

Ato po i shkatërrojnë stereotipat me qëndrimin e vet të sigurt dhe po tregojnë se si femrat me shtat të plotë gjithsesi mund të jenë të bukura, joshëse dhe seksipile, transmeton Telegrafi.

Chloe Marshall

Këtë vajzë mediet e kanë vërejtur në zgjedhjet e bukurisë në të cilat janë arritur rezultate të shkëlqyeshme. Tani merret me manekinizëm, ndërkaq motoja e saj është: “Nuk jeni të detyruara të jeni të gjata dhe me shtat të hollë për të qenë të bukura”.

Stefania Ferrario

Kjo vajzë është fytyrë mbrojtëse për rroba të brendshme të “DitaVonTesse” dhe kundërshton qëndrimin që femrat me shtat të plotë i quajnë “plus size”, përkatësisht i radhisin në ndonjë kallëp.

Felicity Hayward

Është bërë modele krejt rastësisht. Fotografi profesionist e ka vërejtur në një klub derisa ishte duke vallëzuar dhe e ka ftuar t’i bënte fotografi provuese.

Jada Sezer

Punon si modele për brende të ndryshme – pozon në rroba banje dhe fustane të dedikuara për femra me trup të plotë.

Kortnie Coles

Është bërë e njohur falë pjesëmarrjes në reality shou “America’s Next Top Model”. Pas kësaj ka lidhur kontratën me agjencinë prestigjioze të modës “Wilhelmina Models”.

Shareefa J

Shareefa J thotë që ndihet seksi në çfarëdo rrobash dhe konsideron se është e padrejtë ndaj femrave që bukuria të lidhet me shtatin e hollë. Dëshiron të tregojë se si nuk duhet të ndryshohen proporcionet për të arritur sukses, por duhet të jesh e sigurt në vetveten dhe të jesh krenare me format e trupit.

Katya Zharkova

Është modele nga Rusia dhe motoja e saj është që ndjenja e lumturisë nuk ka kurrfarë lidhjeje me numrin e kilogramëve.

Marquita Pring

Karrierën e vet e ka filluar si modele “plus size” në katalogët e ndryshëm të modës. Para 6 vjetësh është shfaqur në faqen e parë të revistës “Vogue”. Është e lumtur me trupin e vet dhe ajo që është më e rëndësishmja është shëndeti i saj.

/Telegrafi/

Exit mobile version