Site icon Telegrafi

Atmosferë e mirë në palestër në mbështetje të Kosovës (Foto/Video)

Që në fillim të ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Estonisë vërehet një mbështetje e tifozëve, e cila është e domosdoshme për të realizuar fitore.

Nën një organizim të mirë është bërë antonimi i himneve të të dyja përfaqësueseve, para fillimit të përballjes.

Më pas publiku ka vazhduar me thirrjet: “O sa mirë me qenë shqiptar…”.

Ndërsa në minutat e para ka vazhduar mëbshtetja e tifozëve në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet.

Kosova domosdo duhet ta mposhtë Estoninë (pa ndonjë rezultat të caktuar), për të vazhduar tutje garën për t’u kualifikuar në Kampionatin Botëror, ‘Kina 2019’. /Telegrafi/

Exit mobile version