Atletico Madrid dhe Chelsea aktualisht kanë një marrëdhënie të ftohtë për shkak të kolapsit të transferimit të Samu Omorodion në Ligën Premier.
Kjo bëri që marrëveshja për Conor Gallagher të vihej në pritje, me mesfushorin anglez që u kthye në Angli në fillim të javës.
Që kur marrëveshja për Omordion u anulua, Atletico dhe Chelsea kanë diskutuar mundësinë që Joao Felix t’i bashkohet londinezëve – këtë herë, në baza të përhershme.
Sipas Ruben Uria, një marrëveshje është ende në pritje, me ofertën e fundit që është refuzuar nga Los Colchoneros.
Oferta e fundit e Chelseat ishte me vlerë 45 milionë euro, më shumë se sa ishin vendosur të paguanin për Samu (40 milionë euro).
🚨🇵🇹 JUST IN: Atlético Madrid has rejected a €45m offer from Chelsea for João Félix. They want €60m for him.
Atleti is very upset by how the English club handled the Samu Omorodion situation.
[@rubenuria via @Objetivoatleti] pic.twitter.com/n6k0N6H2zW
— Atletico Universe (@atletiuniverse) August 15, 2024
Megjithatë, Atleti vetëm synon të shesë Felixin nëse çmimi i tyre i kërkuar – 60 milionë euro – është përmbushur.
Atletico Madrid është ende tepër i acaruar me Chelsean për shkak të prishjes së marrëveshjes Omordion javën e kaluar.
Për shkak të kësaj, nuk ka gjasa që të jepet ndonjë liri veprimi gjatë diskutimeve të tyre për Felixin. /Telegrafi/