Mesfushori i Atletico Madridit, Koke beson se ekipi i tij tani është më i mirë se në vitin 2014 kur kishte arritur në finale të Ligës së Kampionëve për t’u mposhtur nga Real Madridi, ndaj së cilës luan edhe në finalen e këtij viti.
Më 2014 Real Madridi e kishte mposhtur 4-1 Atleticon pas vazhdimeve, ndërsa derbi madrilen do të zhvillohet edhe këtë sezon në finalen e Ligës së Kampionëve.
Sipas Kokes ekipi i tij tani është më i mirë dhe më i përgatitur, transmeton Koha.net.
“Kemi pasur më shumë kohë të përgatitemi se në vitin 2014, në atë vit sapo kishim luajtur ndeshjen vendimtare për La Liga kundër Barcelonës, dhe ishim të lodhur, në këtë vit jemi më mirë fizikisht”, ka thënë Koke, raporton Goal.
“Kishim dy javë për t’u përgatitur dhe e kemi bërë me shumë entuziazëm. Duhet të jemi më mirë në aspektin defanziv, dhe të shfrytëzojmë gabimet e tyre, përkundër që janë përmirësuar shumë me Casemiron në mesfushë, duhet të luajmë këtë ndeshje sikur të ishte finalja jonë e fundit”, ka thënë Koke.