Atletico Madridi ndalet në barazim nga Getafe
04/02/2023
Atletico Madridi ka luajtur baras me Getafen me rezultat 1-1 në kuadër të javës së 20-të.
Pjesa e parë mes këtyre dy skuadrave ishte e dobët, me pak raste dhe një gol të anuluar për pozitë jashtë lojë, i shënuar nga Alvaro Morata.
Angel Correa shënoi në minutën e 60-të dhe u pranua nga VAR pasi u anulua për pozitë jashtëloje (1-0).
https://twitter.com/Footyhub01/status/1621945541843091456
Getafe arriti që të barazojë rezultatin në 1-1 në minutën e 83-të me Enes Unal që shënoi nga penalltia.
Ky barazim e mban Atletico Madridin në vendin e katërt me 35 pikë, ndërsa Getafe tani ka 18 pikë. /Telegrafi/


