Atletico Madridi ka shënuar fitore ndaj Valencias me rezultat 3-0 në kuadër të javës së 26-të të La Ligas.
Vendasit ishin më të mirë që në start, duke rrezikuar që në fillim.
Zhvillohej minuta e 23-të, kur Marcos Llorente asistoi te Antoine Griezmann që shënoi për 1-0.
#Atletico_Madrid Vs #Valencia
Goal for ATMadrid#Griezmann pic.twitter.com/MZh9HTMY1M— Haris Jamalzada (@HarisJamalzada) March 18, 2023
Valencia gjeti golin në minutën e 30-të, me Hugo Duron, por që u anulua nga VAR për ndërhyrje të palejuar para golit.
Me të filluar pjesa e dytë Atletico sërish arriti të shënojë, pasi Rodrigo de Paul asistoi te Yannick Carrasco që shënoi për 2-0.
Ndeshja u mbyll në minutën e 67-të, kur Thomas Lemar shënoi për 3-0.
#Atletico_Madrid Vs #Valencia
3 Goals for ATMadrid
3 – 0 pic.twitter.com/DFYnBixDwi— Haris Jamalzada (@HarisJamalzada) March 18, 2023
Atletico Madridi me këtë fitore mbetet në vendin e tretë me 51 pikë, ndërsa Valencia me 26 pikë mban vendin e 17-të. /Telegrafi/