Site icon Telegrafi

Atletico Madridi kishte ka rënë dakord për transferimin e golashënuesit të La Ligas, tani klubi italian duket se “po e vjedh”

Ndonëse mediat spanjolle shkruanin se kalimi i futbollistit ukrainas 27-vjeçar Artem Dovbyk te Atletico e Madridit është thuajse një çështje e kryer, duket se për momentin ukrainasi është më afër Romës.

Menaxheri i sulmuesit të Girona është takuar në Romë me drejtuesit e klubit italian, ndërsa sot mediat italiane kanë përhapur lajmin se sulmuesi mund të vijë në Olimpico këtë verë.

Roma tashmë duhet të dërgojë një ofertë zyrtare të premten, e cila do të arrijë në 30 milionë euro, por me bonuse mund të arrijë në 40 milionë euro.

Pikërisht një shifër e tillë ekziston si klauzolë në kontratën e ukrainasit, kur bëhet fjalë për largimin.

Ukrainasi është në Girona që nga viti 2023 dhe ka shënuar 24 gola në 36 ndeshje të kampionatit.

Sezonin e kaluar ai ishte golashënuesi më i mirë i La Ligës spanjolle me 24 gola, ndërsa norvegjezi Alexander Sorloth, anëtar i Villarrealit ishte në vendin e dytë me një gol më pak.

Lexo po ashtu Artem Dovbyk në Serie A, gjiganti italian fillon bisedimet me Gironën

Meqë ra fjala, Roma ka vendosur kontakte edhe me norvegjezin dhe synimi i saj është të sjellë një nga dy golashënuesit më të mirë në La Liga sezonin e kaluar. /Telegrafi/ 

Exit mobile version