Atletico Madridi e ka mposhtur Juvetnusin në kuadër të International Champions Cup.
Skuadra spanjolle fitoi 2-1 ndaj Zonjës së Vjetër, derisa të tria golat u shënuan qysh në pjesën e parë.
El Cholchoneros ishin të parët që kaluan në epërsi me anë të Thomas Lemar që shënoi në minutën e 24-të, pas asistimit që pranoi nga Joao Felix.
https://www.youtube.com/watch?v=pBZa-apB1c8
Por, kampioni i Serie A-së reagoi shpejtë, duke i barazuar shifrat në 1-1 me golin e shënuar nga Sami Khedira (29’).
Talenti portugez më pas i ndërroi rolet me anësorin francez, që asistoi për të në minutën e 33-të për ta rikthyer epërsinë në 2-1.
Kjo përballje u zhvillua në stadiumin “Friends Arena” në Stockholm në prag të fillimit të sezonit të ri 2019/20. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=8nUzk1MS1bo