Atletico Madridi është treguar i pamëshirshëm përballë Cadizit (5-1) në Wanda Metropolitano në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 33-të në La Liga.
Dy golat e parë patën të njëjtin realizues. Antoine Griezmann e zhbllokoi rezultatin (2’) dhe e dyfishoi epërsinë (27’) për të dërguar ekipin e tij në pushim me epërsi komode.
Me të filluar gjysma e dytë (49’), Alvaro Morata e shënoi golin e tretë, ndërsa më pas realizoi edhe Yannick Carrasco nga pika e bardhë (57’).
Job done at home 😤 pic.twitter.com/F0S2CGl7mg
— Atlético de Madrid (@atletienglish) May 3, 2023
Choco Lozano e shënoi një gol nderi për mysafirët (72’), kurse Nahuel Molina e vendosi rezultatin përfundimtar (73’).
Atletico Madridi është ngritur në vend të dytë në tabelë me një pikë më shumë se Real Madridi që ndodhet në pozitën e tretë. /Telegrafi/