Administrata Tatimore e Kosovës, ka bërë të ditur se nga aksioni i djeshëm, i cili është zhvilluar në komunën e Istogut dhe të Klinës janë mbyllur 18 lokale, ku të gjitha këto lokale janë mbyllur pasi inspektorët tatimore nga Drejtoria e Lojërave të Fatit kanë vërtetuar shkelje të ndryshme, për sa i përket ushtrimit të kësaj veprimtarie, -duke përfshirë këtu mos pajisjen me licencë, mos respektimin e distancës e cila është e përcaktuar me ligj, etj.
“Administrata Tatimore do të vazhdojë monitorimin strikt, deri në përmbushjen e të gjitha kritereve të cilat janë të parapara për të gjitha subjekte që merren me lojërat e fatit”, thuhet në njoftim.