Site icon Telegrafi

ATK-ja lëshon në përdorim shërbimin për kreditimin e TVSH-së

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton se ka lëshuar në përdorim shërbimin për kreditimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).

Sipas ATK-së, me anë të këtij projekti planifikohet të përmirësohet përmbushja tatimore.

“Përmes këtij projekti planifikohet të përmirësohet përmbushja tatimore e personave të tatueshëm dhe të regjistruar për TVSH, përfshirë të gjithë faktorët e përcaktuar sipas legjislacionit të TVSH-së me ndikim në kreditimin e TVSH-së. Sipas planifikimeve ATK-së, shërbimi do të kryejë aktivitete intensive me qëllim të identifikimit të personave, të cilët bazuar në dispozitat ligjore nuk deklarojnë saktë kreditimin”, thuhet në njoftim.

Në fund, ky institucion u bënë thirrje të gjithë personave që të përmbushin të gjitha detyrimet tatimore.

“Synimet strategjike të institucionit përmes Projektit për Kreditim të TVSH-së janë përmirësimi i përmbushjes tatimore ose rritjen e të hyrave nga TVSH, uljen e hendekut tatimor, të cilat më pas ndikojnë në rritjen e nivelit të përmbushjes vullnetare. Padyshim institucioni çdo herë merr parasysh rekomandimet e dhëna nga FMN-ja në trajtimin e rreziqeve për industritë e selektuara”, thekon ATK-ja.

“Administrata Tatimore e Kosovës, u bënë thirrje të gjithë personave të tatueshëm që të përmbushin të gjitha detyrimet tatimore të parapara me legjislacionin tatimor, pasi që në të kundërtën do të ndërmerren masat e përcaktuara me legjislacionin tatimor”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Exit mobile version