Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, shkëlqeu me paraqitjen e saj në dasmën e Dafina Zeqirit, dasma e cila ka bërë xhiron në internet.
Jahjaga, ishte në mesin e shumë figurave të njohura publike që ishin të ftuar në ceremoninë martesore të artistes.
Ish-presidentja mori të gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj tejet elegante dhe me ndryshimin e saj drastik.
Ajo kishte veshur një fustan të gjatë të zi, veshje të cilën e kombinoi me disa aksesorë argjend.
Jahjaga ishte në mesin e shumë figurave të njohura që u ftuan në dasmën e Dafina Zeqirit, duke përfshirë Vera Orën, Emina Cunmulaj e shumë e shumë personalitete të njohura.
Ish-presidentja dhe këngëtarja kanë një raport të mirë me njëra-tjetrën, duke qenë se bashkë morën pjesë në disa kauza. /Telegrafi/