Site icon Telegrafi

Atentat me 6 plumba shqiptarit në Belgjikë

Një 43-vjeçar shqiptar është qëlluar mbrëmjen e së shtunës në Bruksel të Belgjikës.

Sipas mediave vendase, bëhet fjalë për Erion Hasanbelliun, por autoritetet policore nuk kanë dhënë ende zyrtarisht identitetin e tij.

Sipas të njëjtave burime, autorët e kanë qëlluar atë 6 herë pas shpine.

Shqiptari është në gjendje të rëndë për jetën në spital.

Ai është arrestuar më herët për një vrasje të ndodhur në 2009-ën në Belgjikë. /Tv Klan/

Exit mobile version