Site icon Telegrafi

Atë që e bëri Dele Alli në LP për 63 ndeshje – e kishin ëndërr Rooney, Gerrard, Lampard e Scholes

Getty Images

Dele Alli nuk është më talenti i Tottenhamit, por shtylla e kësaj skuadre.

Këtë më së miri e tregojnë edhe statistikat mbresëlënëse të tij ndeshje pas ndeshje.

Lexo po ashtu Liverpooli ishte afër të nënshkruante me Dele Allin, sikurse Gerrardin mos ta zinte gjumi

Anësori anglez shënoi edhe në fitoren e Spurs ndaj Watfordit me rezultat 4-0, duke ngritur numrin e golave në këtë sezon në 16.

Në 63 ndeshje në Ligën Premier i shumëpërfoluri Alli ka shënuar 16 gola dhe ka realizuar 14 asistime.

Këtë gjë nuk e kishin arritur as lojtarë si: Wayne Rooney, i cili pas 63 ndeshjeve në PL kishte vetëm 15 gola dhe shtatë asistime.

Lexo po ashtu Lampard përpilon formacionin e deritanishëm të sezonit në Ligën Premier (Foto)

Por, edhe Steven Gerrard me gjashtë gola dhe katër asistime, Paul Scholes me 18 gola dhe tre asistime dhe Frank Lampard me gjashtë gola dhe katër asistime.

Alli vazhdimisht është krahasuar me emrat e lartpërmendur si pasardhës i tyre, por statistikat më së miri tregojnë se ai nuk ka nevojë për krahasime të tilla, sepse ai është Delle Alli. /Telegrafi/

Exit mobile version