Site icon Telegrafi

Atalanta trondit gjigantët evropianë me çmimin e kërkuar për Teun Koopmeiners

Teun Koopmeiners ka qenë një nga mesfushorët më të mirë sezonin e fundit në elitën e futbollit italian Serie A.

Mesfushori holandez ka humbur Euro 2024 shkaku i një lëndimi, megjithatë ai pritet të bëjë një hap para në karrierën e tij gjatë afatit kalimtar veror.

Përkundër interesimeve nga shumë klube të mëdha, largimi i tij nga Bergamo nuk do të jetë aspak i lehtë.

Lexo po ashtu Juventusi përgatit ofertën për Koopmeiners për të kompletuar mesfushën

Juventus, Chelsea, Liverpool, Borussia Dortmundi dhe Manchester United kanë shprehur interesim për transferimin e holandezit.

Sky Sport tani ka raportuar se Atalanta ka tronditur gjigantët evropianë me çmimin e kërkuar për Koopmeiners, duke i bërë të ditur atyre se holandezi nuk lëvizë nga Bergamo pa u paguar 70 milionë euro.

Një shumë e lartë, pasi duket e vështirë që ndonjëra nga këto skuadra të paguajë këtë shifër për mesfushorin tulipan.

Lexo po ashtu Juventusi është gati të përfshijë edhe lojtarin e tretë në marrëveshjen për transferimin e Koopmeiners

Juventusi është skuadra më e interesuar për shërbimet e 26-vjeçarit, megjithatë Zonja e Vjetër nuk shkon më lartë se 45 milionë euro

Koopmeiners këtë edicion ka zhvilluar 51 ndeshje duke shënuar 15 gola dhe duke asistuar në shtatë të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version