Sulmuesi Astrit Selmani, ka shkëlqyer në fitoren që skuadra e tij Hapoel Beer Sheva e ka arritur ndaj Hapoel Tel Avivit, me rezultat 3-2, në kampionatin izraelit.
Selmani ka shënuar golin e parë për skuadrën e tij, derisa ka asistuar tek goli i tretë, në ndeshjen e javës së katërt.
Ai luajti titullar në këtë ndeshje, pasi në dy të kaluarat kishte qëndruar në bankën rezervë.
Për Selmanin ky është goli i dytë në fanellën e skuadrës izraelite.
Golin e parë e kishte realizuar muajin e kaluar kundër Luganos, në ndeshjen e Ligës së Konferencës. /Telegrafi/