Site icon Telegrafi

Aston Villa po mendon transferimin e Flamur Kastratit

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Flamur Kastrati pritet të bëhet me skuadër të re.

Paraqitjet jashtëzakonisht të mira në elitën e futbollit suedez, kanë bërë që për Kastratin të vijnë oferta të rëndësishme.

Më e mira deri më tani është nga Aston Villa, skuadër e cila po kërkon rikthimin në Ligën Premier.

Kastrati duke festuar fitoren e Kosovës 2-0 ndaj Ishujve Faroe në vitin 2016

Kastrati ka qenë vendimtar për skuadrën e tij Sanderford këtë edicion duke shënuar 10 gola.

E në afatin kalimtar të janarit ai pritet të largohet nga skuadra norvegjeze në drejtim të Anglisë për të nënshkruar me Aston Villën.

Klubi anglez ku aktualisht po aktivizohet edhe legjenda John Terry janë afër rikthimit në Ligën Premier.

Aktualisht Aston Villa zë pozitën e pestë në tabelë me 36 pikë të grumbulluara pas 20 ndeshjeve.

Festa e Kastratit pas shënimit të një golit me fanellën e Sandjerfordit në Norvegji

Çmimi që klubi anglez do të paguajë për shërbimet e Kastratit nuk është bërë i ditur.

26-vjeçari ka bërë karrierë më parë edhe në futbollin gjerman me skuadra si Duisburg e Aue, ndërsa ka fituar titullin e kampionit me Stromgodsetin në Norvegji. /Telegrafi/

Exit mobile version