Site icon Telegrafi

Asteroidi që vrau dinosaurët krijoi pyllin e Amazonës

Shkencëtarët besojnë se pyjet tropikale të tanishme në rajonin e Amazonës u krijuan pas një ndikimi të madh asteroidi që mendohej se ishte përgjegjës për fundin e epokës së dinosaurëve.

Para se asteroidi të godiste Gadishullin Jukatan në Meksikën e sotme, pyjet e shiut të Amerikës së Jugut përbëheshin nga bimë dukshëm të ndryshme dhe nuk ishin të pasura me një larmi bimësh lulëzuese siç është rasti sot, transmeton Telegrafi.

“Pylli që ne shohim sot është produkt i një ngjarje 66 milionë vjet më parë”, tha paleobotanisti Carlos Jaramillo i Instituti i Kërkimeve Tropikale Smithsonian.

Jaramillo dhe kolegët e tij analizuan dhjetëra mijëra shembuj të polenit dhe gjetheve të fosilizuar të gjetura në veri të Amerikës së Jugut që datojnë ose nga periudha e Kretaceut pak para goditjes së asteroidit ose menjëherë pas goditjes, nga epoka e Paleocenit.

Ata zbuluan se larmia e bimëve ra me 45 për qind pas ndikimit dhe se u deshën afërsisht 6 milionë vjet për t’u rikuperuar.

Pyjet e shiut të Amerikës së Jugut ndryshuan pas asaj katastrofe. Shumica e haloreve janë zhdukur dhe janë shfaqur bimë lulëzuese të quajtura angiospermë. Pyjet shpejt u mbuluan me një tendë të dendur që lejonte që vetëm një pjesë e vogël e dritës të arrinte në tokë.

Jaramillo dhe kolegët e tij besojnë se ka disa arsye pse asteroidi mund të ketë shkaktuar një ndryshim kaq të madh. Së pari, ndikimi ndoshta vrau dinosaurët më të mëdhenj barngrënës që ushqeheshin me bimë nga nivele më të ulëta të pyjeve.

Përveç kësaj, hiri, i cili mbuloi qiellin për disa kohë pas goditjes, ndoshta më vonë shërbeu si pleh; duke krijuar një tokë të pasur me lëndë ushqyese që favorizonte angiospermat me rritje të shpejtë.

“Na pëlqen se si ndodhën gjërat, ne e duam këtë pyll tepër të larmishëm, kompleks e strukturor. Por tani po shohim zhdukjen masive të shkaktuar nga njerëzit, e cila nga ana tjetër po ndryshon ekosistemet e tëra”, tha paleobotanist dhe paleoekolog Bonnie Jacobs i Universitetit të Metodistëve Jugorë në Teksas. /Telegrafi/

Exit mobile version