Një emër surprizë ka hedhur kapelën e tij në ring për të zëvendësuar Gareth Southgate si trajner i Anglisë, pas largimit të tij pas përfundimit të Euro 2024.
Southgate dha dorëheqjen si shefi i Tre Luanëve të martën pas gati tetë vitesh në krye të Anglisë.
Gjatë asaj kohe, ai arriti në dy finale të Kampionatit Evropian, me ndeshjen e tij të fundit në krye, humbjen 2-1 ndaj Spanjës në finalen e Euro 2024.
Që nga njoftimi, FA thuhet se ka përpiluar një listë të gjatë kandidatësh që përfshin Graham Potter, Eddie Howe, Mauricio Pochettino dhe disa menaxherë të tjerë.
Sipas The Telegraph, FA do të konsiderojë gjithashtu emërimin e trajnerit të Tottenhamit, Ange Postecoglou, i cili pëlqehet shumë nga drejtori i tyre teknik, John McDermott.
Por tani, një emër i ri ka paraqitur veten – dhe është dikush që asnjë tifoz i Anglisë nuk do ta kishte menduar.
Mediumi The Sun raporton se ish-trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, dëshiron punën e trajnerit te Anglia në atë që do të ishte një rikthim i papritur në menaxhimin e futbollit.
Germany World Cup winner Joachim Low wants England job | @CharlieWyett
https://t.co/QFIdzXiqrV pic.twitter.com/6FThtfTIZt— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) July 18, 2024
Low nuk ka punuar në futboll që kur u shkarkua si trajner i Gjermanisë pas humbjes 2-0 ndaj Anglisë në fazën e 1/8-tës në Euro 2020.
Pretendohet se 62-vjeçari do të ishte ‘i lumtur’ të fliste me FA pas dorëheqjes së Southgate dhe kandidatura e tij do të përfaqësonte diçka ndryshe nga shumë prej kandidatëve të tjerë.
Low fitoi përvojë të gjerë të futbollit ndërkombëtar me Gjermaninë, duke e marrë atë pas largimit të Jurgen Klinsmann në vitin 2006 dhe duke qëndruar në krye të kombëtares për 15 vjet.
Ai gjithashtu fitoi Kupën e Botës më 2014, dhe Gjermania përfundoi si nënkampione në Euro 2008, ku humbi nga Spanja në finale.
Por rezultatet u zvogëluan gjatë viteve të tij të fundit në krye, me Gjermaninë që u eliminua nga Kupa e Botës 2018 në fazën e grupeve përpara eliminimit të hershem në Euro 2020. /Telegrafi/