Site icon Telegrafi

Rriten çmimet për muajin gusht 2021

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë në një mesatare prej 1.2% në muajin gusht 2021, krahasuar me muajin korrik 2021.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (0.4%); mish (1.1%) qumësht, djathë dhe vezë (3.7%); perime (9.4%); pije alkoolike (1.0%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj., (2.7%); mobilie dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (1.7%); blerje e automjeteve (0.3%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (2.6%); shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (9.9%); shërbime për transport (9.0%) – (ngritje e çmimeve të biletave të transportit ajror), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.2 për qind në IHÇK.

Po ashtu, norma vjetore e inflacionit e matur në muajin gusht 2021 me muajin gusht 2020 ishte më e lartë në një mesatare prej 4.7%.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (1.9%); mish (0.9%); qumësht, djathë dhe vezë (7.4%); vajra dhe yndyra ushqimore (28.5%); perime (21.3%); pije alkoolike (4.4%); duhan (2.7%); gaz (10.4%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (8.9%); mobilie dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (2.8%); pajisje shtëpiake (3.9%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (2.2%); blerje e automjeteve (1.2%); pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (1.6%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (26.2%); mirëmbajtje dhe riparim i pajisjeve personale të transportit (6.6%); shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (9.9%); shërbime për transport (4.4%) – (ngritje e çmimeve të biletave të transportit ajror), shërbimet telefonike dhe të telefaksit (20.3%); pajisjet audio-vizuele, fotografike për përpunim i informatave (3.1%); pushime të organizuara turistike (15.2%); shërbime hoteliere (0.8%); shërbime financiare (4.2%); me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 4.8 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupi i COICOP-it: pemë (-5.5%) me një ndikim të këtij nëngrupi prej (-0.1 për qind) në IHÇK. /Telegrafi/

Exit mobile version