Ka nisur asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave në fshatin Pozhar të Komunës së Deçanit, një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës lokale.
Lidhur me këtë, Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë të ditur në një postim në Facebook, duke shtuar se janë duke punuar në të mirë të qytetarëve.
“Ka filluar asfaltimi i të gjitha rrugëve dhe rrugicave në fshatin Pozhar. Premtimet tona po i kthejmë në punë sepse përkushtimi për rregullimin e mirëqenies së qytetarëve ka marrë një dimension tjetër, duke parë ndryshimin e qytetit të Deçanit dhe dita ditës në çdo fshat po punohet për të mirën e qytetarëve. Të lumtur që sot po jetësojmë premtimet tona, të dhëna në fillim të mandatit, se motoja ka qenë dhe vazhdon të mbetet përkushtimi ndaj qytetarëve”, ka shkruar Ramosaj transmeton Telegrafi.
Ky projekt synon të ofrojë kushte më të mira për lëvizjen dhe të ndikojë pozitivisht në cilësinë e jetesës së banorëve. Iniciativa vjen si pjesë e një përkushtimi të vazhdueshëm për zhvillimin e zonave rurale dhe përmbushjen e premtimeve ndaj qytetarëve. /Telegrafi/