Artileria ukrainase shkatërroi plotësisht disa njësi të pajisjeve të ushtrisë ruse në qytetin Bucha, rajoni i Kievit.
“Në qytetin e Bucha, më shumë se 100 njësi të pajisjeve të armikut u shkatërruan. Lavdi ushtarakëve tanë!”, citohet të ketë thënë Shërbimi Shtetëror i Komunikimeve Speciale dhe Mbrojtjes së Informacionit të Ukrainës, shkruan Agjencia Kombëtare e Lajmeve të Ukrainës, shkruan Agjencia Kombëtare e Lajmeve të Ukrainës – Ukrinform, përcjell Telegrafi.
Më 27 shkurt, ushtria ukrainase shpalli një kërkim për një kolonë automjetesh armike të shënuara me shkronjën V dhe që lëvizin drejt Kievit.
“Këta janë terroristë veçanërisht të rrezikshëm që mbërritën në Ukrainë me një mision special. Pajisjet po lëvizin drejt Kievit. Është shumë e rëndësishme. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të rajonit! Të gjithë ata që e panë, e regjistruan, e dinë vendndodhjen e kësaj kolone, duhet të sigurojë urgjentisht të dhëna për mbrojtësit ukrainas, ose, nëse është e mundur, të parandalojë lëvizjen e tyre të mëtejshme”, citohet të ketë bërë thirrje Ministria e Brendshme.
Agresioni në Ukrainë vazhdon prej katër ditësh. Më 24 shkurt, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi fillimin e pushtimit të Ukrainës.
Ndërsa presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky nënshkroi një dekret për mobilizimin e përgjithshëm. /Telegrafi/