Një ushtar rus që ngiste tankun në lindje të Ukrainës, është filmuar nga ajri duke vrapuar nëpër një fushë të mbuluar nga bora, derisa tërë trupin e kishte të përfshirë nga zjarri.
Ishte artileria ukrainase ajo që goditi mjetin e tij të blinduar, duke bërë që ai të preket nga zjarri dhe të dalë jashtë duke vrapuar, me shpresën se do të arrijë të shuaj zjarrin.
Megjithatë edhe tanket e tjera ruse që ishin pranë tij e pësojnë keq nga artileria ukrainase, që i godet me precizitet të paparë, transmeton Telegrafi.
Ndryshe lufta në Ukrainë është duke vazhduar, ku çdo ditë raportohet për qindra të vdekur nga të dyja palët si dhe mjete të shkatërruara luftarake.
E një prej beteja që po konsiderohet si më e përgjakshmja është ajo e qytetit të Bakhmutit, ku të dyja palët po synojnë të marrin kontrollin mbi këtë vend. /Telegrafi/