Site icon Telegrafi

Arti Hajdari i Pejës më i miri i xhiros së 21-të

Xhiroja e 21-të në elitën solli përballje mjaft interesante.

Peja fitoi ndaj Rahovecit, por më vështirë se që është pritur, ndërsa te pejanët më i miri ishte Arti Hajdari. Arti në momentet vendimtare nuk dështoi, ku shënoi gjashtë herë për tre pikë nga tetë tentime, kurse pesë herë për dy pikë nga shtatë tentime, duke qenë basketbollisti më i mirë i ndeshjes dhe i kësaj jave në elitë.

Sigal Prishtina regjistroi fitoren e radhës në elitë, ku u dallua dyshja Brooks Debisschop me 16 pikë, 15 kërcime e katër asistime dhe Dustin Thomas me 16 pikë, 16 kërcime dhe dy asistime.

Golden Eagle Ylli u kthye te fitoret, ku mundi Bashkimin, ku më i miri te kampionët e Kosovës ishte kapiteni Gëzim Morina me 23 pikë, shtatë kërcime dhe tre asistime.

Trepça regjistroi fitore të rëndësishme në Gjakovë ndaj Vëllaznimit, ndërsa më i dalluari ishte Drilon Hajrizi me 20 pikë, katër kërcime dhe tre asistime.

Exit mobile version