Arsenali ditë më parë ka njoftuar zyrtarisht se nënshkruan me mbrojtësin italian Riccardo Calafiori.
Në fakt ka qenë trajneri Mikel Arteta që ka këmbëngulur për transferimin e Calafiorit në Londër me mbrojtësin italian që tanimë është bashkuar me skuadrën.
Vet trajneri spanjoll ka shpjeguar arsyen se pse nënshkruan me qendërmbrojtësin edhe pse si titullar ka dyshen William Saliba dhe Gabriel Magalhaes.
“Nënshkrimi me Riccardo Calafiori ishte rreth numrave. Ne kishim vetëm gjashtë mbrojtës në vijën e pasme dhe në këtë nivel duhet të jesh vërtet me fat për të mbajtur sezonin si ky”.
“Ne ishim, sepse William Saliba për shembull dhe Gabriel Magalhaes pothuajse luanin çdo minutë, ne luajtëm më shumë se 50 për qind më shumë minuta se sezonin e kaluar”.
“Dhe nëse ne jemi në gjendje ta bëjmë këtë vazhdimisht gjatë tre ose katër viteve të ardhshme, kjo është një pikëpyetje e madhe. Natyrisht që nuk mund të vësh bast vetëm për këtë, ky është një bast i madh dhe ne nuk duam ta marrim atë bast”, tha Arteta.
Me shtimin e Calafiorit, si dhe Jurrien Timber duke u rikuperuar plotësisht nga një dëmtim shkatërrues i ACL, Arteta do të ketë zgjedhjen e tij të opsioneve në prapavijë.
Megjithatë, Arsenali ka të ngjarë të largojë Oleksandr Zinchenko ose Jakub Kiwior gjatë ditëve të ardhshme të afatit kalimtar veror. /Telegrafi/