Mikel Arteta ka dhënë përditësime për lëndimet për mesfushorin e Arsenalit, Martin Odegaard dhe mbrojtësin Oleksandr Zinchenko.
Fatkeqësisht, rikthimi i Odegaard nuk duket i afërt ndërsa Zinchenko do të kthehet pas pushimit ndërkombëtar.
“Olex ndoshta do të jetë i aftë pas pushimit ndërkombëtar. Situata e Martin është shumë e vështirë”, deklaroi Arteta.
“Prisja ende me këpucë dhe shumë gjëra, por ai po punon shumë dhe po shtyn”.
Dy lojtarët janë pjesë kyçe e planeve të Artetas, andaj edhe është mungesë e madhe për Arsenalin për ndeshjet e ardhshme. /Telegrafi/