Site icon Telegrafi

Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Mikel Arteta pritet t’i përjashtojë shtatë lojtarë të ekipit të Arsenalit në një rinovim të madh të ekipit që do të bëhet në verë. 

Do të ketë një eksod largimesh tek Arsenali pas përfundimit të sezonit aktual. 

Për të lehtësuar blerjet e reja, ‘Topçinjtë’ po planifikojnë që të ndajnë rrugët me shtatë lojtarë. 

Sipas The Mirror, Arteta ka pranuar që të bëhen ndryshime të mëdha për të hapur rrugën për blerje të reja në verë. 

Lexo po ashtu Arsenali i vendos një çmim rekord kartonit të Salibas pas interesimit nga Real Madridi

Siç thotë raporti, Raheem Sterling dhe Neto nuk do të rikthehen tek Arsenali pas përfundimit të marrëveshjeve të tyre të huazimit. 

Sterling iu bashkua Arsenalit nga Chelsea teksa Neto erdhi nga Bournemouth. Që të dy lojtarët do të rikthehen tek klubet e tyre mëmë pas skadimit të huazimit. 

Kieran Tierney, Thomas Partey dhe Jorginho do të mbesin pa kontrata në verë dhe që të tre pritet të largohen falas nga ‘Emirates’. 

Tierney dhe Jorginho ishin lidhur me një largim në janar, por Arteta ia mbylli derën largimeve të tyre shkaku i lëndimeve. 

Reprezentuesi skocez ishte lidhur me një transferim të mundshëm tek Celtic, teksa Jorginho ishte në bisedime me Flamengon. 

Lexo po ashtu Lojtari të cilin Arteta e solli personalisht tek Arsenali po kërkon largimin gjatë verës

Partey në ndërkohë është paraqitur në 23 ndeshje në kampionat këtë sezon dhe është paraqitur në çdo ndeshje në Ligën e Kampionëve këtë sezon. 

Oleksandr Zinchenko dhe Jakub Kiwior po ashtu do të largohen nga Arsenali pasi nuk janë më në planet e teknikut spanjoll./Telegrafi/

Exit mobile version