Site icon Telegrafi

Arteta konfirmon një largim të rëndësishëm nga Arsenali: Kjo është arsyeja që ai nuk luajti 

Arsenali ka zhvilluar një ndeshje miqësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj Bournemouth duke barazuar me rezultat 1-1.

Gjithsesi u ekzekutuan edhe penalltitë dhe në fund Topçinjtë triumfuan me rezultat 5-4.

Ylli anglez, Emile Smith Rowe nuk luajti fare këtë miqësore dhe trajneri Mikel Arteta ka konfirmuar se ai po largohet nga klubi dhe kjo është arsyeja që nuk e aktivizoi.

Lexo po ashtu Arsenali merr vendim përfundimtar për të ardhmen e Gabriel Jesus

“Ka gjëra që ndodhin në sfond me Smith Rowe, kështu që ne menduam se ishte më mirë të mos e përdornim atë pasi mund të ketë ndonjë lëndim”, tha Arteta.

“Jam shumë i kënaqur me lojën. Edhe në pjesën e parë mendoj se ishim skuadra që kishim më shumë shanse për të fituar ndeshjen”.

Lexo po ashtu Owen parashikon Ligën Premier për sezonin e ri dhe i le jashtë top katërshes dy gjigantët anglezë

“Ndihesha sikur luajtëm në një ritëm të mirë, me një nivel tjetër. Ishte një lojë e mirë për t’u përgatitur. Duke pasur parasysh se është parasezon, ritmi ishte mjaft i mirë”, tha Arteta.

Smith Rowe pritet të largohet nga Arsenali, por jo edhe nga Londra. Mesfushori anglez do ta kompletoj transferimin te Fulham. /Telegrafi/

Exit mobile version