Arsenali raportohet se ka rritur përpjekjet për të blerë një sulmues pas disfatës që pësuan ndaj Manchester United në raundin e tretë të FA Cup.
Ekipi i Mikel Artetas u eliminua nga kjo garë ndonëse Unitedi luajti për pjesën më të madhe të pjesës së dytë dhe në vazhdime me një lojtar më pak, pasi Diogo Dalot u përjashtua pas 61 minutave lojë.
Dhe për ta shtuar këtë ndjenjë negativiteti që ka rrethuar klubin, sulmuesi Gabriel Jesus u detyrua të largohej pas 40 minutave lojë pasi pësoi një lëndim në gju.
The Standard ka raportuar se ai tashmë do t’i nënshtrohet disa testeve mjekësore për ta përcaktuar shkallën e lëndimit, por dyshimet e para janë se ka këputur ligamentin ACL.
Kjo mund ta joshë Arsenalin që ta transferojë një sulmues gjatë afatit kalimtar të janarit për ta plotësuar mungesën e tij.
Arteta e do Nico Williams, por kërkesat e tij të larta për pagë po konsiderohen si një pengesë për këtë transferim.
Sidoqoftë, Arsenali ka një interesim në rritje për Viktor Gyokeres, për të cilin do të duhej të paguanin 80 milionë euro në mënyrë që Sporting Lisbona ta lejojë të largohet këtë muaj.
Një tjetër opsion për Arsenalin është Benjamin Sesko, i cili ka shënuar 12 gola në 24 ndeshje për ekipin gjerman këtë sezon.
21-vjeçari ishte lidhur me një kalim në Londër edhe në verën e vitit 2024, por ai kishte ngurruar të bëhet pjesë e ‘Topçinjve’ për shkak të shqetësimeve se do të ishte zgjedhja e dytë pas Kai Havertz./Telegrafi/